Thaçi ngushëllon familjen Mikic dhe Aleksic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbasi ka marrë lajmin për vdekjen tragjike të kryetarit të Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikic’it, dhe kryetarit të Asamblesë së këtij qyteti, Sasha Aleksic’it, ka ngushëllue anëtarët e familjes së tyne.

Presidenti Thaçi ka thanë se në këto momente të randa, ju shprehi ngushëllimet ma të thella anëtarëve të familjes dhe miqve për humbjen tragjike të kryetarit Mikic dhe atij të Asamblesë, Aleksic.