Thaçi: Nikolic’in ka me ftue kur të betohem si President

Presidenti i zgjedhun i Kosovës Hashim Thaçi ka thanë se do ta ftojë kryetarin e Serbisë Tomislav Nikolic në ceremoninë e betimit të tij në postin e të parit të vendit që mbahet në muejin Prill.

“Do të ketë nji ceremoni me rastin e marrjes së funksionit të Presidentit në fillim të Prillit dhe i gëzohem edhe ftesës që kam për t`ja dergu Presidentit Nikolic. Na do t’i ftojmë edhe presidentët e tjerë të rajonit. Atë e kam taku edhe në raste të tjera. Pra, kjo nuk do të jetë diçka e panjohun për Nikolic.” ka thanë ai në nji intervistë dhanë ditë më parë për gazetën austriake “Der Standard”, përcjellë Klan Kosova.
Këto komente Thaçi i bani mbas pyetjes së kësaj të përditshmeje se planifikon të takohet së shpejti me Nikolic’in.