Thaçi nis vizitën në Tiranë, takime me liderat e shtetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po viziton Shqipninë. Thaçi gjatë vizitës në Shqipni ka me u takue me krenat ma të naltë të shtetit, ku fillimisht shkoi tek Presidenti Nishani dhe më pas ka me  takue Ramën, Metën, Veliajn dhe Bashën.

Thaçi u prit me ceremoni shtetnore nga Presidenti Bujar Nishani, ndërsa n’orën 10:30 dy presidentët kanë me mbajtë edhe nji konferencë të përbashkët.

Mbas Nishanit, Thaçi ka me u takue me kryeministrin Rama, ndërsa më pas me Metën dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Presidenti Thaçi ka me vizitue edhe familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli, simbas mediave në Prishtinë qe zbardhen axhenden e takimeve.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Shqipni, Thaçi ka me vendos kunora me lule në monumentin “Nana Shqipni” dhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa ka me u takue edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Thaçi ka me takue edhe lojtarët e ekipit përfaqësues të Kosovës para ndeshjes me Kroacinë në Shkodër.

 

1-thaci-nishani