Thaçi: Njerëzit me akuza, jashtë Kuvendit e Qeverisë

Do punoj që njerëzit me aktakuza mos me qenë ma në institucione as në nivel qendror dhe atë lokal, mos me qenë as në Kuvend e as në Qeveri.

Kështu tha sot Presidenti i Republikës Hashim Thaçi, në forumin e organizuem nga Lëvizja FOL.

Tue sigurue se askush nuk ka me qenë mbi ligjin, Thaçi shtoi se toleranca ndaj korrupsionit ka me qenë zero dhe se dekriminalizmi ka me prekë secilin segment të shoqnisë.

E tue fol për agjendën presidenciale, ai deklaroi se si shtylle kryesore e tij ka me qenë zhvillimi i dialogut të mbrendshëm dhe të jashtëm dhe se shumë shpejt kanë me u formue Forcat e Armatosuna të Kosovës.

Presidenti shtoi se ka me punue për nji shtet multi-etnik, sepse Kosova asht shembull për rajonin.

Simbas Thaçit, normalizimi i marrëdhanieve me Serbinë paraqet stabilitet për rajonin.
Kurse sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Presidenti tha se nuk asht n’interes partiak ngadalësimi i perspektivës europiane. Derisa për paraardhësen e tij, Atifete Jahjaga, Thaçi vlerësoi se ka ba nji punë të mrekullueshme dhe se ka me e vazhdue amanetin e Presidentes për gratë e dhunueme gjatë luftës.