Thaçi n’Mal të Zi: Kosova ma e sigurt me dy shtete fqinje në NATO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qendron në Shën Stefan të Malit të Zi, si i ftuem i homologut të tij Filip Vujanovic, për të marrë pjesë në kremten e këtij vendi në shenimin e 10-vjetorit të pamvarësisë dhe anëtarësimin në NATO.

Thaçi, i shoqnuem nga presidenti i Shqipnisë, Bujar Nishani dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka thanë se Kosova asht ma e sigurt tash që edhe Mali i Zi i asht bashkëngjit Shqipnisë si shtet anëtar në NATO.

Ky asht postimi i Thaçit n’Facebook:

Kosova ka partneritet strategjik me Malin e Zi. Sot fqinji ynë festoi dhjetëvjetorin e pavarësisë si dhe anëtarësimin në NATO.

Së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, ishim në Shën Stefan për ta uruar lidershipin dhe popullin mik për të arriturat e një dekade.

E falënderova Presidentin Vujanovic për ftesë, për përkrahjen që Mali i Zi ka dhënë për Kosovën dhe kosovarët, që nga ekzodi i 1999 e deri tek njohja e pavarësisë së Kosovës.

Kosova është më e sigurt tani kur kemi dy shtete anëtare të NATO-s në kufijtë tanë. HTH

 

thaciiiivujanovic