Thaçi n’mesin e liderave botnor. Kush ka disponim me na njoftë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me dheta liderë botnorë, ka marrë pjesë në ceremoninë historike të inaugurimit të zgjanimit të Kanalit të Panamasë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka theksue se përfaqësimi i Republikës së Kosovës në këtë ngjarje, krahas shteteve tjera të botës, forcon prezencën dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë.

“Ftesa për të marrë pjesë në ngjarjen ma të madhe të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore asht nji deshmi se Kosova çdo ditë e ma shumë po e forcon subjektivitetin e saj ndërkombëtar, po e konsolidon pozitën e vet në skenën ndërkombëtare”, ka thanë Thaçi.

Gjatë shenimit të kësaj dite, presidenti Thaçi ka zhvillue shumë takime me homologë nga shtetet e Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore.

Presidenti ka takue edhe përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njoft formalisht pamvarësinë e Kosovës, tue kërkue nga ta që sa ma shpejtë të marrin vendimin për njohjen e saj, tue ju bashkue 111 shteteve të botës.

“Jam takue me presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të shteteve nga Amerika Latine që nuk na kanë njoft. Ka nji frymë shumë optimiste që të lëvizet drejt nji pranimi ma të shpejtë të Kosovës, madje edhe te shtetet që deri sot kanë hezitue me njoft pamvarësinë e Kosovës”, ka shtue ai.

Thaçi, asht shpreh se Kosova po përfaqësohet në çdo cep të botës, përkrah shteteve ma të fuqishme të botës. Në ceremoninë e inaugurimit në Panama janë përfaqësue mbi 60 shtete të botës nga presidentë, kryeministra dhe ministra të Jashtëm.

Kanali i Panamasë asht hap 102 vite ma parë. Për me akomodue anijet e mëdha të shekullit XXI, asht ba zgjanimi i kanalit të vjetër, si dhe asht hap nji pjesë e re e kanalit. Të Diellën, më 26 Qershor, asht mbajt ceremonia e përurimit të pjesës së re të kanalit.