Thaçi n’Panama, takime për njohjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në shtetin e Panamasë, ka marr pjesë në ceremoninë e hapjes së Kanalit të Panamsë.

Thaçi gjatë kësaj ceremonie, ka ba të ditun se ka takue udhëheqës të shteteve që nuk e kanë njoft dhe që presin me njoft Kosovën.

Ai me anë të nji postimi në Facebook ka falënderue presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela, për pritjen dhe ndihmën që po jep për Kosovën.

 

Ky asht postimi i Thaçit n’Facebook:

 

Gjatë ceremonisë së hapjes së Kanalit të Panamasë, pata takime bilaterale dhe bashkëbisedime me Presidentë të Amerikës Qendrore dhe Latine, ish Mbretin e Spanjës Juan Carlos, kryeministra dhe ministra të shteteve, me fokus të veçantë te shtetet që nuk na kanë njohur dhe që presim të na njohin.

Falënderova posaçërisht Presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela, për pritjen bujare dhe ndihmën që ky shtet po jep Kosovës në ndërveprim global diplomatik. HTH

 

2-thaciii

 

3-thaci

 

3-thaci

 

4-thacilobimi

 

5-thaci-lobimi

 

6-thacimbretiii

 

8-thaciii

 

99-thaci