Thaçi n’Prekaz kërkon bashkim për me fuqizu shtetin!

Presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka ba homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku tha se janë në Prekaz për të marrë energji të reja në konsolidimin dhe forcimin e shtetit, si dhe për ta anëtarësu Kosovën në NATO dhe Bashkimin Europian.

Ai tha se sot asht ngjarja ma kulmore, mbasi shenojnë Epopeja e UÇK’s, sakrificën legjendare të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari.

“Sot asht dita e unitetit dhe bashkimit të qytetarëve pa shiku dallime partiake, fetare, etnike, për t’ju bashku edhe njiherë në përpjekjet tona për të fuqizu edhe ma tepër vendin tonë”, ka thanë Thaçi.