Thaçi n’Shqipni: Presim liberalizim e antarësim drejt BE’s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipnisë, Ilir Meta, në Shqipni, ka thanë se orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore asht njana ndër të arritunat ma strategjike të shqiptarëve në këtë shekull.
Ai ka theksue se “Kosova, mbas MSA’s, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtueme drejt anëtarësimit në BE”.

 

Qe postimi i plotë i Thaçit:

 

Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.

Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar edhe më shumë demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE.

Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull. HTH”