Thaçi, panelist me presidentë të rajonit në kongresin paneuropian në Vjenë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka me udhëtue sot për në Austri, me ftesë të Lëvizjes Paneuropa, e cila këtë vit shenon 100-vjetorin e themelimit të saj.

Presidenti Thaçi, bashkë me presidentë të tjerë të rajonit, kanë me qenë pjesëmarrës në panelin kryesor të këtij kongresi, ku ka me u diskutue për zgjanimin e Bashkimit Europian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit, ky kongres organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Austrisë.

Kongresi paneuropian asht nji forum më ndikim në Europë dhe për nji kohë të gjatë asht udhëheq nga Otto von Habsburg, i cili ka qenë nji mik i madh i Kosovës, thuhet në nji njoftim nga Presidenca e Kosovës.