Thaçi paralajmëron formimin e Grupit Punues për Asociacionin, por…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë për ‘Tanjug’ ka thanë se autoritetet e Kosovës në ditët e ardhshme kanë me formue nji grup punues që ka me punue për ngritjen e Asociacionit të komunave serbe.

Thaçi ka thanë po ashtu se, në këtë grup punues nuk ka me pasë përfaqësues nga Serbia.

“Respektoj interesin legjitim të Serbisë për njerëzit e saj që jetojnë në territorin e Kosovës, por Kosova asht shtet i pamvarun”, ka thanë Thaçi.

Thaçi po ashtu, ka përsëritë qëndrimin e Prishtinës së Asociacioni i Komunave me shumicë serbë në Kosovës nuk ka me pasë fuqi egzekutive dhe ka me qenë në bazë të marrëveshjes së Brukselit, ligjet e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.