Thaçi: Partneriteti strategjik rriti shkëmbimet tregtare në 200 milionë euro!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Shqipnisë, asht takue edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Presidenti Thaçi ka thanë se bashkëpunimi dypalësh i Kosovës dhe Shqipnisë udhëhiqet nga qasja vëllaznore dhe interesi i përbashkët për me thellue ndërveprimin politik, ekonomik e kulturor, si dhe për me avancue procesin e integrimit në Bashkimin Europian, projekt themelor ky në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.

Ai asht shpreh se mbas marrëveshjeve dypalëshe dhe mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, shkëmbimet tregtare mes dy shteteve ka arritë shifrën e 200 milionë eurove.

“Bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik i kanë dhanë nji dimension shumë ma konkret dialogut dhe veprimit ndërqeveritar, me synim jetësimin e politikave të përbashkëta strategjike”, ka thanë presidenti Thaçi.

 

2-thaciramaa

 

3-ramathacii