Thaçi për Aganin: “Merrni shembull të etikës institucionale”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentue dorëheqjen e Ferid Aganit nga posti i Ministrit mbas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria për keqpërdorime gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Shëndetësisë.

Statusi i Presidentit Thaçi në Facebook:

Si president i vendit e mirëpres gatishmërinë dhe vendimin e z. Ferid Agani për t’u liruar nga detyra e ministrit, për t’u lënë organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre. Le të jetë ky shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale, dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë. Kosova është në rrugë të mbarë të integrimit evropian dhe jemi në prag të liberalizimit të vizave. Sundimi i ligjit mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës. Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.