Thaçi për CNN: Kosova synon me u njoftë prej krejt shteteve të OKB’s!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, n’intervistën e  dhanë për televizionin amerikan CNN ka folë për sportin dhe për zhvillimet në Kosovë.

Thaçi ka theksue se tash për tash Kosovën e kanë njoft 112 shtete, derisa synim mbetet që Kosovën me njoftë shtetet anëtare të Kombeve të Bashkueme.

CNN transmeton se si Kosova kishte shpallë pamvarësinë e saj, mbas dhetë vjetëve të nji konflikti të përgjakun nga forcat serbe dhe shqiptarët e Kosovës.

 “Ndermjet vitit 1997 dhe 1999 u ba figura kryesore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe negociatave të paqes. Transformimi i tij nga nji revolucionar në nji politikan, e shndërroi atë në kryeministër të pamvarësisë dhe perjetimin e nji andërr të përjetshme”, thuhet në artikullin e CNN.

CNN shkruen se krijimi i nji shteti të pamvarun ishte nji moment në të cilin Thaçi asnjiherë nuk kishte dyshue që nuk do të ndodhte “kurrë nuk kam dyshue”.

“Sigurisht, andrra jonë ishte që të kemi shtetin tonë, i cili do të jetë i barabartë dhe i lirë ashtu si çdo popull apo shtete tjera në Europë. Ma në fund, na kemi shtetin tonë, andrra asht realitet dhe na kemi kombëtaren, e cila mundet me luejtë në garat nderkombëtare”, ka theksue Thaçi për CNN.