Thaçi për Danas: Ja çon nji selam Serbisë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thanë se çashtja e randësisë jetike edhe për Serbinë edhe për Kosovën asht çashtja e personave të zhdukun për të cilën duhet të punojnë të dyja palët.

“Nuk duhet me akuzue njani-tjetrin, por së pari duhet të marrim përgjegjësi, secila palë për vete”, ka thanë presidenti kosovar.

“Kosova para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së shpejti ka me hapë kapitullin e gjetjes së drejtësisë për gjenocid i kryem gjatë kohës së Slobodan Miloshevic’it”, ka thanë Thaçi për “Danas”.

Kosova për atë padi asht përgadit shumë mirë, ka thanë Thaçi dhe ka shtue se “vendi në krye të së cilit asht nuk mund të jetë i bllokuem në të kaluemem e as të ushqehet me histori”.

 

thacidanas