Thaçi për Der Standard, qe çka thotë për Ballkanin!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me diplomatin austriak, Wolfgang Petrischt për gazetën e përditshme austriake “Der Standard” kanë komentu reflektimin që mund të kenë idetë nacionale për Ballkanin.

Gazeta shkruen se edhe n’Austri ka nji rritje të ideve nacionaliste, së fundi edhe në raport me Ballkanin.
Ditë ma parë, njani nga kandidatët për president i nji partie nacionaliste, Norbert Hofer kishte paralajmëru se do ta njeh Republikën Serbe në Bosnje nëse ai zgjidhet president.

Me këtë rast, Petrischt për gazetën ka thanë se nji veprim i tillë do ta çonte Ballkanin në luftë.
“Nacionalizmi e ka dergue Jugosllavinë në luftë”, ka thanë Petrisch.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka dasht me komentue garën presidenciale n’Austri.

Megjithatë ai ka theksue se Ballkani si asnjiherë ma parë ka nevojë për ide dhe politika që e përafrojnë rajonin drejt BE’s dhe jo për ide nacionaliste, që mund të rrezikojnë tanë arkitekturën e sigurisë.

“Austria ka mbështet Kosovën në periudha të ndryshme dhe asht nji partner i fuqishëm europian.

Besoj fuqishëm se kështu do të jetë edhe në t’ardhmen”, ka shtue Thaçi.

 

1-standart2-standard