Thaçi për Die Press: S’lejojmë kolonizim të ri serb me ‘Luginën e Diellit’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë për Die Presse të Austrisë, përveç për marrëdhaniet e mira austriako-kosovare, ka folë edhe për projektin serb “Lugina e Diellit”, përpjekje kjo të cilën Thaçi e ka quejt të rrezikshme.

Ai ju ka ba thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen, por se ka thanë se nuk do të lejojnë të kolonizohet asnji pjesë e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Unë ju baj thirrje krejt refugjatëve që të kthehen. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe janë të mirëseardhun. Kosova asht nji vend për të gjithë dhe jo vetëm për nji grupim etnik. Por na nuk do të lejojmë asnji kolonizim të ri të Kosovës nga ana e Serbisë”, ka thanë presidenti Thaçi për Die Presse.