Thaçi për Die Presse: I kemi shkelë vetëm ligjet e diktatorit Milosevic

Presidenti i zgjedhun i Kosovës, Hashim Thaçi, persëri ka hedh poshtë pretendimet se ai ishte i përfshimë në krime lufte.

Në nji intervistë për Die Presse, Thaçi kerkon nga partitë opozitare të Kosovës që të mbështesin dialogun me Serbinë dhe flet edhe për pritshmëninë që ruta e re e refugjatëve të perfshijë edhe Kosovën, përmes së cilës të depërtohet n’Europën Qendrore.

“UÇK nuk i ka shkel rregullat nderkombëtare. Na i kemi shkel vetëm ligjet e diktatorit serb Slobodan Miloshevic dhe unë jam krenar për këtë”, ka thanë ndër të tjera Thaçi.