Presidenti Thaçi për gazetën boshnjake: Asht me randësi që BE dhe SHBA të përkrahin Ballkanin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbas vizitës historike të zavendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë, ka dhanë përshtypjet e tij në nji intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”, përkitazi me vizitën e dytë të njeriut të SHBA’ve në rajonin e Ballkanit Perendimor.

Presidenti Thaçi ka thanë për këtë të përditshme se, porositë e Bidenit në Beograd dhe në Prishtinë i janë adresue, në të vërtetë, tanë rajonit.

“Vizita e zavendëspresidentit Biden në Kosovë përban nji njohje të të arritunave në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm, por porositë e tij janë njiherit thirrje për me shfaqë guxim dhe vullnet për marrjen e vendimeve të randësishme, të cilat nganjiherë mbase janë jopopullore për disa segmente të shoqnisë, që të lihet mbrapa e kaluemja dhe të kthehemi nga nji e ardhme ma e mirë për tanë, në bashkëpunim dhe integrim”, ka thanë presidenti Thaçi për Dnevni Avaz.

Thaçi theksoi randësinë e vazhdimit të mbështetjes nga ana e BE’s dhe SHBA’ve për shtetet e Ballkanit Perendimor.