Thaçi për mediat franceze. Qe çka thotë për “Nanë Terezën”

tacii

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi n’intervistën e parë për mediat nderkombëtare ja ka dhanë gazetarit të famshëm francez, Harold Hyman, i cili deri vonë ka udhëheq ndër emisionet ma të shikueme në Francë në televizionin BFM.

Në këtë intervistë ekskluzive, Hyman i ban fillimisht nji profil presidentit të ri të Kosovës.

“Hashim Thaçi, njeri i matun në të folun, drejton shtetin ma kompleks të Ballkanit, Republikën e Kosovës, e cila u lind në vitin 2008, e vetëshpallun me bekimin amerikan, francez, britanik, gjerman, kanadez, si dhe të pothuejse të gjitha shteteve anëtare të NATO’s”, shkruen gazetari francez.

Ai shkruen se Presidenti i Republikës së Kosovës asht zgjedh nga Kuvendi, në nji shtet me sistem gjysë-presidencial.

“Hashim Thaçin e kishte zvarrit prej kohësh nji akuzë për trafikim organesh të burgosunve serbë gjatë luftës, por se asnji prokuror nuk e kishte akuzu atë dhe kjo polemikë tashma ka marrë fund”, shkruen gazetari Hyman.

Hyman shkruen se shteti serb e minon afirmimin e progresit të Kosovës në rrafshin nderkombëtar, përmes nji lufte të gjatë dhe të mundimshme, e cila i pengon të dy shtetet që rrugëtojnë drejt BE’s.
“Do t’i kryej detyrat e mia me pergjegjësi. Do ta prezentojë Kosovën n’arenën nderkombëtare, do të inkurajojë zhvillimin socio-ekonomik dhe reformat demokratike. Do të jetë nji kapitull i angazhimit tim për të çue Kosovën drejt NATO’s dhe BE’s”, ka thanë Thaçi.

Unë vijë nga vendi që ka dhanë nji personalitet si Nana Tereza, e cila ka sjellë vetëm vlera, dashni, respekt, mirëkuptim”, citon gazetari Hyman, presidentin Thaçi.

 

taciiiii