Thaçi për mediat serbe: Frik kemi me i formue forcat e armatosuna

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklarue se Kosova dhe Serbia duhet me i zbatue krejt obligimet e dala nga marrëveshjet e arrituna në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhanieve.

 
N’intervistën për agjencinë serbe “Beta”, Thaçi ka thanë se pret që shumë shpejtë të formohen Forcat e Armatosuna të Kosovës, të cila si ka thanë, do të jetë multietnike dhe në përputhje me standardet e NATO’s.

“Institucionet e Kosovës po e zbatojnë agjendën e planifikueme. Rregullimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të bahet tue ba kushte dhe tue vështirësue punët. Kosova do t’i plotësojë krejt obligimet dhe njikohësisht pritet që edhe Serbia me ba të njajtën.

Ky asht nji proces i cili dërgon drejtë integrimit europian”, ka thanë Thaçi.