Thaçi: Për pak vjet jemi ba vend me perspektivë të qartë euroatlantike!

thaciii

Si pjesë aktive e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, presidenti Thaçi tha se me të drejtë jemi quejt lider në rajon në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Ai tha se Kosova ka ndermarrë hapa konkretë dhe do të mbetet e pakompromis në luftimin e këtij kercënimi për tanë botën.

“Angazhimi ynë ka qenë në fushën e sundimit të ligjit, por edhe n’informimin e drejtë të qytetarëve.
Prandaj, mund të them me kënaqësi, që në 6 muejt e fundit nuk kemi pasë asnji qytetar nga Kosova që i asht bashkue grupit kriminalo-financiar ISIS”, ka thanë Thaçi.

Simbas tij, Kosova duhet të mbetet vigjilente dhe për këtë na nevojitet anëtarësimi n’INTERPOL, për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave.

Për dallim prej rajonit dhe prej kontinentit europian, presidenti Thaçi ka thanë se Kosova nuk asht prek nga vala e refugjatëve.

Presidenti Thaçi ka thanë se para nji dekade na ende po negocionim me bashkësinë ndërkombëtar të drejtën tonë për të vendos për statusin tonë politik, por pa u ba 10 vite, jemi ba vend me perspektivë të qartë euroatlantike.

“Kemi edhe shumë rrugë për me ba, por jemi në rrugë të drejtë. Përkrahja juej ka qenë qenësore për neve.

Sukseset e Kosovës janë suksese tona të perbashkëta”, ju ka thanë ambasadorëve, presidenti Thaçi.

 

thaciii

 

3-thaciiiiii