Thaçi: Pjesëmarrja në Lojna Olimpike asht mrekulli për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Në këtë takim, Thaçi ka thanë se po afrohet nji momenti historik, sepse Kosova po merr pjesë për herë të parë në Lojnat Olimpike.

“Na po presim qe nga Rio me u kthye me medalje, por vetë pjesëmarrja asht mrrekulli”, ka thanë ai, raporton Rrokum.TV.

Thaçi ka thanë se ky vit ka qenë vit i suksesit për Kosovën, sa i përket sportit.

Kryetari i Komitet Olimpik, Besim Hasan tha se synimi asht me me marrë medalje, por edhe pjesëmarrja asht shumë e randësishme, raporton Rrokum.TV.

Kosova merr pjesë me 8 sportistë në këto lojna.
thaci

kryesore