Thaçi: Po rrisim gjeneratat me ndertue shtetin!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka urue krejt nxanësit në fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai në profilin e tij në Facebook ka thanë se ata kanë me mësue edhe për të kaluemen tonë të dhimbshme, me përplot sakrifica, por shumë krenare.

“Sot filloi viti i ri shkollor dhe bashkë me të edhe angazhimi ynë për të përgadit gjeneratat e reja për jetën, për botën e re. Jemi të lumtun që fëmijët tanë tash munden me ju gëzue të ardhmes, ta presin pa frikë dhe të bindun se ajo do të jetë ma e mirë për të gjithë. Ata do të mësojnë edhe për të kaluemen tonë të dhimbshme, me përplot sakrifica, por shumë krenare.

Dhe mbi të gjitha, do të marrin dituni dhe urtësi që të mos lejojnë të persëritet ajo”, ka shkrue Thaçi.