Thaçi: Policia e Kosovës, shembull për krejt rajonin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në 17-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thanë se Policia e Kosovës asht kthye në nji forcë që simbolizon ma së miri vizionin për Kosovën.

“Asht nji forcë multietnike, me përfaqësim gjithnji e ma të mirë gjinor, me standardet ma të nalta të profesionalizmit, shembull për Kosovën dhe tanë rajonin”, ka vlerësue presidenti Thaçi.

Ai në këtë ditë i ka kujtue sukseset e Policisë së Kosovës, por edhe sakrificat e saj.

“Jo pak policë kanë ra në krye të detyrës. Kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë dhe do të jetë motiv për me ndërtue nji forcë të policisë dhe nji shtet çfare dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, asht shpreh presidenti Thaçi.

 

2-thacipolicia