Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri pakistanez (foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranue sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood.

Presidenti Thaçi i ka ofrue ambasadorit Mohamood bashkëpunim të plotë në shërbim të forcimit të marrëdhanieve bilaterale dhe zgjanimit të tyne në krejt sektorët.

Nga ana tjetër, ambasadori jorezident i Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood, ka thanë se Pakistani edhe matej ka me vazhdue me i mbështetë prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thanë se njohja e Pakistanit ka qenë frymëzim për shumë shtete të tjera të botës që me njoft pamvarësinë e Kosovës.

“Marrëdhaniet tona diplomatike duhet me i zgjanue edhe në fusha të tjera të jetës”, ka thanë presidenti Thaçi.

 

2-thacii

 

3-thaciii

 

4-thaciii

 

5-thaciii

 

6-thaciii