Thaçi, president i malazezeve, Veseli ‘sherrbudall’, Mustafa oportunist: Keshtu kunderpergjigjet Rexhep Selimi

Rexhep Selimi, deputet i Vetevendosjes,  ju ka kunderpergjegje ne Televizionin Rrokum tre liderave te vendit, per çashtjen e Demarkacionit.

Ai ka thane se Hashim Thaçi me veprimet qe po i ban, po bahet president i malazezve, Kadri Veselin e ka quejt “sherrbudall”, e kryeministrin Isa Mustafa e ka cilesue si oportunist.

Deputeti i Vetevendosjes ka theksue se udheheqesit e institucioneve te vendit po i mbrojne interesat e Malit e Zi, dhe po ja falin token tone ketij shteti.

Rexhepi tha se tre liderat e vendit po i bajne presion te madh ketij vendi, tue shtue se keta njerez po vazhdojne me qene te ashper ne mbrojtje te vendeve fqinje, si Serbia e Mali i Zi, qe historikisht keto vende jane rrite me tokat tona.

Simbas tij, keta njerez po marrin hapa te rrezikshem per vendin.

Selimi ka thane se kreu i Kuvendit nuk asht shef i tij, me vendos per pushimet e deputeteve, dhe as nuk mundet me i caktue detyrat, tue shtue se ai e ka detyren vetem me i moderue seancat e Kuvendit. Rexhepi tha per kryeparlamentarin Veseli se ai ka nevoje me shkue edhe te lokopedi!

E sa i perket lagjeve te cilat po bahen prej serbeve ne veri, Selimi ka thane se ato jane te kohes se Milosevic’it, te cilat kane egzistue si te tilla edhe ne Junik, Baballoq, Lumbardh, etj.

Per çashtjen tjeter delikate, ate te Asociacionit te komunave serbe, Rexhepo vleresoi se pikerisht keto dukuni po kallxojne qarte se ai asht shume i damshem dhe  i rrezikshem per vendin

Simbas tij, shteti me force duhet me i ndale keto ndertime, te cilat jane tue u ba ne menyre te kunderligjshme.

Deputeti i Vetevendosjes ka thane se kjo qeveri nuk meriton me u mbrojte e me u shkarkue, por me u rrxue.

E sa i perket veprimit te deputeteve te Vetevendosjes per akcionin qe kane ba mbrenda vendit afer kufinit me Malin e Zi, ai ka thane se ka qene simbolike, por shteti nuk e ka mbrojte, bile ju ka frigue edhe notes verbale te ketij vendi.

Ai ka thane se vendit ose i duhen zgjedhje te jashtezakonshme, ose permbysje te qeverise!

Keto e shume çashtje te tjera, Rexhep Selimi i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.