Thaçi pret delegacionin e UEFA’s dhe FIFA’s: Kosova asht gati për anëtarësim

2-thaciuefa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prit sot në takim nji delegacion të përbamë nga zyrtarë të naltë të Unionit të Asociacioneve Europiane të Futbollit (UEFA) dhe të Federatës së Asociacioneve Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), me ç’rast theksoi se Kosova e meriton që shumë shpejt të anëtarësohet në familjet e mëdha të futbollit europian dhe atij botnor.

Presidenti Thaçi ishte nikoqir i delegacionit të përbamë nga Şenes Erzik, zavendëspresident i UEFA’s, Peter Gilliéron, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA’s, Thierry Favre, drejtues për zhvillim të federatave kombëtare, dhe Luca Nicola, përgjegjës për federatat anëtare të FIFA’s.

Presidenti Thaçi falënderoi mysafirët për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhanë shtetit kosovar në aspiratat për t’ju bashkue UEFA’s dhe FIFA’s.

“Kosova dëshiron dhe e meriton që së shpejti të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA.

Kemi talente në mbanë botën, që mezi presin të mbrojnë ngjyrat e Kosovës”, ka thanë presidenti.
E zyrtarët e naltë të UEFA’s dhe FIFA’s u shprehën se këto institucione po e inspektojnë gjendjen e futbollit kosovar dhe se janë nda të kënaqun me investimet në infrastrukturën sportive.

 

thaciiififa