Thaçi pret ministren Hoxha: Asht ba progres në sundimin e ligjit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të cilës i uroi marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në detyrën e saj të re.

Presidenti Thaçi dhe ministrja Hoxha biseduen për randësinë e konsolidimit të matutjeshëm të sektorit të drejtësisë.

Në takim u konstatue se asht ba progres i madh në Kosovë në instalimin e sundimit të ligjit, që nga shpallja e pamvarësisë, si dhe u konfirmue nevoja që me u punue edhe ma tutje për me garantue funksionim sa ma të mirë dhe efikas të gjyqësorit dhe institucioneve tjera në sektorin e drejtësisë.

“Kosova ka Kodin Penal ma të mirë në Rajon. Por, nëse identifikohet ndonji mangësi asht e nevojshme që sa ma parë të plotësohen këto mangësi”, u shpreh presidenti Thaçi, tue shtue se, “Askush nuk mundet me i ikë drejtësisë”.

Ndërsa, ministrja Hoxha konfirmoi përkushtimin e saj për reformimin e legjislacionit në fuqi në Kosovë dhe kallxoi kahun e angazhimit të saj si ministre e re e drejtësisë mbi parimin se askush nuk ka me qenë mbi ligjin dhe se nuk ka me pasë standarde të dyfishta, sepse të gjithë kanë me qenë të barabartë para ligjit.

“Rishikimi strategjik i sektorit të sundimit të ligjit ka me qenë prioritet i imi së bashku me reformimin e legjislacionit për efikasitet sa ma të naltë në këtë sektor”, u shpreh ministrja Hoxha.