Thaçi pret në takim kryetaren e Kushtetueses e cila e bani President

hashim-thaci

Nji muej mbasi Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj se zgjedhja e Presidentit të Kosovës ka qenë në suaza të Kushtetutës së Kosovës, tue hedh kështu poshtë ankesën e partive opozitare, Hashim Thaçi ka me prit në takim kryetaren e kësaj Gjykate, Arta Rama-Hajrizi.

Kështu bahet e ditun n’agjendën zyrtare të Presidencës së Kosovës.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Presidentit, me fillim n’orën 09:30.

Më 4 Mars 2016 tri partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhëninë e Kosovës dhe Nisma, kanë dërgue kerkesën për shqyrtimin e kushtetutshmënisë së votimit të Hashim Thaçit president.

Nji muej mbas, më 4 Prill, Gjykata Kushtetuese e kishte shpall të papranueshme kerkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës.