Thaçi pret Veselin. Presidenca e Kuvendi do t’i bashkërendojnë veprimet

veselithaciii

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetnore, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka prit sot në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Në takim asht bisedu për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të sundimit të së drejtës dhe të integrimeve euroatlantike.

“Presidenca dhe Kuvendi do të vazhdojnë të bashkërendojnë veprimet e tyne për të garantu funksionim sa më efikas të institucioneve tona. Duhet të shpejtojmë hapin drejt integrimeve në NATO dhe BE”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli theksoi se “Kuvendi asht tregu institucion i qendrueshëm, i gatshëm të shtyjë përpara proceset ma të randësishme për vendin. Do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional në integrimet euroatlantike”,

Presidenti Thaçi i ka dhanë mbështetje të plotë kryetarit Veseli dhe punës së organit legjislativ të vendit, tue thanë se Kuvendi i Kosovës asht vendi ku duhet të adresohen të gjitha shqetësimet e qytetarëve dhe të partive politike.