Thaçi: Lajmi për liberalizimin e vizave asht tuj numërue orët!

thaciii

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë nji takimi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tha se asht çashtje orësh kur Kosova do të marrë lajmin për lëvizje të lirë të qytetarëve.

Presidenti i Republikës, gjithashtu edhe nji herë tha atë që e ka deklarue edhe kohë ma parë se vonesa e Brukselit për procesin e vizave për kosovarët, ka qenë e panevojshme.

Megjithatë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë nji takimi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri, u shpreh se ka mbet çashtje orësh kur Kosova do të marrë lajmin e mirë.

“Procesi për liberalizimin e vizave ma nuk asht tue i numërue javët apo ditët, por tash asht tue i numërue orët”, tha Thaçi.

“Ky asht lajm i mirë dhe asht nji histori e re për Kosovën. Ka qenë nji vonesë e panevojshme, por asht nji meritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.