Thaçi, qe prej cilit parlament merr urim!

Deputetët e Parlamentit britanikë, të pozitës dhe opozitës, bashkarisht kanë dergue nji letër përmes së cilës urojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës për “zgjedhjen e Presidentin të ri z. Hashim Thaçi, tue garantu procesin e rregullt të nji tranzicioni demokratik legjitim.”

Deputetët e Parlamentit britanik i kanë dergu letrën Presidentit të sapozgjedhun Hashim Thaçi, ndërsa nji version të letrës e kanë botue edhe në gazetën Telegraph.

Parlamenti britanik pos që uron Presidentin e sapozgjedhun, po ashtu edhe qorton opozitën për veprime të dhunshme si dhe retorikë nacionaliste.

Letra e deputetëve fillon me rikujtimin se “Shteti ma i ri i Europës – Kosova – festoi 8-vjetorin e pamvarësisë së saj javën që shkoi.

Kosova ka ba nji rrugë të gjatë që nga shpallja e pamvarësisë më 2008, e edhe ma të gjatë që kur NATO bombardoi Beogradin, që detyroi Serbinë e Miloshevic’in që të ndalonte spastrimin etnik të Kosovës dhe të largohej nga vendi më 1999.

111 shtete e kanë njoft shtetësinë e Kosovës, dhe vendi sapo ka nënshkru Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimn Europian gja që i premton Kosovës zgjanimin e hapësinës së tregut dhe të lidhjeve politike në përgjithësi.

Qeveria e Kosovës asht nji aktore konstruktive në komunitetin nderkombëtar, si dhe aleate e Mbretnisë së Bashkueme.

Muejin e ardhshëm Princi i Uellsit do të realizojë nji vizitë zyrtare në Prishtinë.”

Deputetët britanikë po ashtu rikujtojnë se “rrugëtimi i Kosovës ka qenë plot sfida.”

Fantazmat e luftave që dërrmuen Ballkanin Perëndimor në vitet 1990 nuk janë zhduk. Serbia dhe Rusia ende nuk e njohin Kosovë dhe kanë kundërshtu integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar.

Ndërkaq, nji pakicë e nacionalistëve të opozitës kanë ndërpre vazhdimisht seancat në Kuvendin e Kosovës me gaz lotsjellës në shejë proteste ndaj marrëveshjeve të qeverisë për normalizimin e marrëdhanieve me Serbinë.

Në mënyrë të veçantë, ata kundërshtojnë zbatimin e nji marrëveshjeve të ndërmjetësueme nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila i jep nji autonomi komuniteteve me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Ata kanë pengu edhe votimin në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit t’ardhshëm të Kosovës.

Na urojmë Kuvendin e Kosovës që kanë qenë insistues me votim, duke përzgjedh Presidentin e ri Hashim Thaçi, tue garantu procesin e rregullt të nji tranzicioni demokratik legjitim.

Na kurrë nuk duhet të harrojmë se retorika nacionaliste ushqeu nji luftë brutale dhe gjenocidale në oborr t’Europës ma pak se 20 vjet ma parë.

Sikurse edhe me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, integrimi europian, bashkëpunimi nderkombëtar dhe pajtimi me Serbinë ofrojnë nji t’ardhme ma të mirë dhe nji t’ardhmen ma reale për Kosovën.”

Letra asht nenshkru nga grupi i perbashkët i miqësisë Britani-Kosovë në Parlamentin britanik me perbamjen: Martin Vickers MP, Sir David Amess MP, Imran Hussein MP, Angela C. Smith MP, Ian Liddell-Grainger MP.