Thaçi: Rusia mundet me ndihmue Serbinë veç tue e njoft Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji bisedë për të përditshmen kroate “Vecernji list”, ka folë hapun në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensioneve të mundshme mes dy vendeve mbas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, sikurse edhe për raportet me Kroacinë.

Mes tjerash, Thaçi foli edhe për rolin rus në Kosovë, por edhe në rajon, ndërsa ka thanë se beson që Bosna asht peng i Republikës Serbe.

Po ashtu, Presidenti ka folë edhe për përkushtimin e Kosovën në luftën kundër radikalizmit islamik dhe terrorizmit.

Në lidhje me rezultatin zgjedhor, ku simbas të dhanave preliminare të KQZ’s del se koalicioni PAN ka fitue këto zgjedhje me rreth 34 për qind të votave, Thaçi thotë se s’ka randësi se kush e formon Qeverinë, por e randësishme asht që ajo qeveri me qenë e orientueme kah NATO dhe BE, që simbas tij, “asht i vetmi orientim i qytetarëve dhe politikanëve në Kosovë”.