Thaçi: S’kam kohë të humbi me deklaratat e ish-ushtarëve!

Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit nuk i intereson e kaluemja.

Kjo asht arsyeja pse ai nuk asht perfshi e nuk asht marrë fare me deklaratat e bashkëluftareve të tij.

Gjatë nji interviste në TV Dukagjini ai ka thanë se as që ka pas kohë të merret me këto deklarata.
“Secili duhet të shikojë në historinë e t’ardhmes.

Kjo asht e damshme për demokracinë. Nuk kam qenë i fokusuem në fjalët e tyne. Nuk mund të humbi kohë me deklaratat e ish-ushtarëve”, ka thanë ai.