Thaçi: Samitin e Kartës së Adriatikut e ban të veçantë pjesëmarrja e Pence

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Podgoricë, në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj here bashkë-organizohet nga  Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë.

Thaçi tha se Samiti i Kartës së Adriatikut, ‘US-Adriatic Charter’ (A5), këtë vit asht shumë i veçantë.

“Pjesëmarrja e Zavendëspresidentit Amerikan, Mike Pence, vetëm pak muej mbas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, asht deshmia ma e mirë se anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve tjera aspiruese në NATO, ka m’u jetësue”, tha ai.

Para fillimit të këtij samiti, Presidenti Thaçi, zhvilloi takim bilateral me Kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic, me të cilin u pajtuen për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor.

Presidenti Thaçi tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, ka krijue nji momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shteteve të mbetuna të Ballkanit në NATO.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), Presidenti Thaçi, ka me zhvillue nji takim bilateral me Zavendespresidentin e SHBA’ve, Mike Pence.