Thaçi shkon në Mal të Zi për Demarkacionin!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka me udhëtue të Shtunën për në Podgoricë të Malit të Zi ku do të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Milo Đukanović dhe Presidentin Filip Vujanović.
Ky takim mes Thaçit dhe udhëheqësve malazias, vjen mbas lajmeve të fundit se mund të rinegociohet marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Për këtë takim dypalësh Thaçi ka njoftue derisa ishte në nji vizitë n’Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

“Do të kem takim me Kryeministrin dhe Presidentin e Malit të Zi për këtë çashtje, por e theksoj se na duhet me ju besue njerëzve tonë dhe miqve tonë”, ka thanë Thaçi.

“Po ashtu due me besue që në t’ardhmen e afërt kjo çashtje duhet me u trajtue në Parlamentin e Kosovës dhe nuk duhet të politizohet si diçka partiake, por duhet të shikohet si çashtje e interesit shtetnor dhe mos të harrojmë që tanima Mali i Zi asht edhe anëtar i NATO’s”, ka shtue Thaçi.

Thaçi ka deklarue edhe se e mbështet çdo takim dhe përafrim qendrimesh mes liderave politik kosovarë në zgjidhjen e çashtjeve me randësi shtetnore.

Presidenti, që në Mitrovicë ishte për me pa punimet që po zhvillohen në kampusin e Universitetit të qytetit, tha se projekti mundëson standarde ma të mira për studentët e Mitrovicës dhe studim ma cilësor.