Thaçi shkon në Vatikan, takohet për herën e tretë me Papën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka m’u take me kreun e Kishës Katolike në Vatikan, Papa Françeskun, të Mërkurën.

Klan Kosova mëson se kreu i shtetit asht i ftuem në audiencë te kreu i Selisë së Shejtë, me ç’rast ka me diskutue disa tema.

Mes tyne janë edhe ato për pajtimin shqiptaro-serb dhe harmoninë fetare dhe kulturore në Kosovë.

Po ashtu, pritet me folë edhe për luftën kundër ekstremizmit ndërsa besohet se ka m’u vlerësue naltë angazhimi i Kosovës në këtë aspekt.

Sidoqoftë, në agjendën zyrtare të Papës për ditën e Mërkurë, më 27 Shtator, asht parapa ajo që quhet Audiencë Gjenerale.

Ky aktivitet nis n’orën 10:00 dhe mbahet në Vatikan.

Prej se asht ba President, Hashim Thaçi asht takue dy herë me Papën.

 

Shperndaje në: