Thaçi shkruen për gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kallxue se asht i tronditun që ende mbas 21 viteve në Srebrenicë çdo vit varrosen trupa të personave që u vranë e u zhduken në masakrën ma të madhe të luftës në Bosnje.

Statusi i Thaçit nW Facebook:

“Më 11 korrik e kujtojmë me dhimbje të thellë gjenocidin e kryer në Srebrenicë. Tmerret e 11, 12 e 13 korrikut të vitit 1995 na tronditin edhe sot. Më e rëndë është për familjarët e viktimave që ende, çdo vit, marrin në arkivole eshtrat e bijve, burrave, vëllezërve dhe etërve të tyre.

Në ditët si kjo duhet të kujtojmë se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të forcojmë paqen në rajonin tonë.
E kaluara dëshmoi se sa të rrezikshme janë ideologjitë ekstreme nacionaliste, ideologjitë që përjashtojnë të tjerët, për shkak të përkatësisë etnike, fetare apo të atyre që i takojnë çfarëdo komuniteti tjetër”