Thaçi: Shqiptarët gjithmonë kanë ba luftë të drejtë e dinjitoze!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka rikujtue se “më 7 Nandor 1918 u mblodh në Shkodër Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës që synonte çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që ishin pushtue prej Mbretnisë Serbo-Kroate-Sllovene”.

“Në krye të komitetit qendronin figura të shqueme të Rilindjes sonë Kombëtare si Kadri Prishtina, Bedri Pejani, Hasan Prishtina, Sali Nivica, Bajram Curri apo Sotir Peci.

Ky komitet luejti nji rol të randësishëm në nderkombëtarizimin e çashtjes sonë kombëtare si dhe në mbrojtje të popullsisë sonë civile prej mizorive të pushtuesve”, ka shkrue Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi ka deklarue se “vlen të veçohet programi fisnik dhetë-pikësh i maposhtëm i Komitetit i cili i kushton vëmendje të veçantë kujdesit për popullsinë civile serbe”.

“Ky program asht nji deshmi e fortë historike se shqiptarët në përpjekjet e tyne për liri e pamvarësi, qoftë 97 vite ma parë në kohën e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe qoftë 17 vite ma parë në kohën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithmonë kanë ba nji luftë të drejtë, të pastër e dinjitoze”, ka përfundue Thaçi.

Ma poshtë presidenti Thaçi ka listue edhe programin e Komitetit të Kosovës për kryengritjen e vitit 1919 në Kosovë ishte :

1- Asnji kryengritës nuk guxon me i damtue shkiet e vendit,veç atyre që qendrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar.

2- Asnji kryengritës nuk guxon me djegë shtëpia e me renuar kisha.
3- Plaçka ashtë jashta kryengritjes.
4- Asnji kryengritës nuk guxon me ba naj shemtim mbi trupat e të vramëve të anmikut as me çveshë ata anmiq që jesin dekun e të plaguem ose të xanë rob.
5- Veprimi ma i gjallë ka me kenë kundra ushtrisë,xhandarmërisë,kundra komiteteve të anmikut që kundërshtojnë me armë në dorë edhe në kjoftë se anmiku ban mizorina shqiptarëve pa armë me vete,ka per tju përmbajt plotësisht e rreptësisht katër pikave të nalt përmenura.
6- Nji shqiptar që e kundërshton luftën krahas me anmikun ose veç asht kundra qëllimit,ka për tu vra pa gjyq e pa afat kushdo që të jet.Por nji tradhëtar pa armë në dorë ka me u gjykue para gjygjit të kryengritjes e ka me u dënue mbas dokumentave e jo me përalla të hallkut.
7- Me të zaptuemit të nji shehri ose të nji katundi,serbët,shkijet e vendit ashtu edhe qarshia të rruhen me njerëz besnika e kryengritësit të ndjekin anmikun pa afat e pa bjerë asnji dakik nëpër shehre e katunde.
8- Kot e panevojë as gjaku i popullit tonë as gjaku i popullit anmik ska me mujt me u derdh.Por aty ku asht nevoja,nji kryengritës ska me guxue me krsye aspak gjakun e vet.
9- Ajroplanat,konsullat e shka ka që i perket këtyne,kan për ti ruejt me gjinde ma besnik e ma të marrun vesh.
10- Të vramët shqiptar s’kan për tu varrosur gjer sa të vij ndonji komisjon i huaj.Mizorinat e bame prej anmikut ka për të mbet shënue edhe për me i dëftue Evropës e Amerikës.