Thaçi: Sistemi i drejtësisë duhet me u marrë me krimet e para dhe mbas luftës në Kosovë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media ka folë për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Ai ka përgëzue sistemin e drejtësisë për punën që asht tue e ba.

“Fal këtij angazhimi Kosova ka ngrit nji sistem të drejtësisë të konsoliduem të gatshëm të merret me nevojat e shtetit tonë”, ka thanë Thaçi.

Ai asht shpreh se sistemi i drejtësisë në Kosovë asht ngrit nga pika zero.

“Fal punës së drejtësisë çdo ditë e ma shumë po shohim rezultate pozitive”, ka shtue ma tej Thaçin.

Ai ka thanë se drejtësia duhet me i dhanë prioritete të veçantë zgjedhjes së të gjitha vrasjeve.

Ai ka thanë se krimet e kryeme gjatë dhe mbas luftës në Kosovë ende presin me marrë përgjigjen.