Thaçi: S’kemi me harrue sakrificën e ushtarëve amerikan për çlirimin e Kosovës (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderue ushtarët e SHBA’ve në Kompleksin e Varrezave Ushtarake.

Thaçi ka thanë se populli i Kosovës asnjiherë nuk ka me harrue sakrficën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovë dhe sigurimin e paqes në botë.

“Rikthimi në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington të SHBA’ve asht gjithmonë nji moment emocional dhe reflektimi.

 

Postimi i Thaçit në Facebook

 

Rikthimi në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington të SHBA-së është gjithmonë një moment emocional dhe reflektimi.

Qindra mijëra ushtarë të vrarë amerikanë, me sakrificën e tyre kanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në frymëzim për botën.

Për të njëjtat vlera luftoi dhe sakrifikoi edhe populli i Kosovës. Ne, asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë. HTH