Thaçi: Sulmet ndaj drejtuesve të mediave kërcënojnë mendimin dhe fjalën e lirë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënue ashpër sulmin e mbramshëm në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

“Sulmi me bombë në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala, asht nji akt i shëmtuem dhe i papranueshëm kriminal. Sulmet kriminale ndaj drejtuesve të medieve dhe familjeve të tyre kërcënojnë drejtpërdrejt privatësinë, mendimin dhe fjalën e lirë, njiherit tue damtue seriozisht imazhin e Kosovës”, ka thanë presidenti Thaçi.