Thaçi: Sulmi ndaj Kuvendit ishte terrorist, mbështes organet në ndjekjen e atyne që cenojnë sigurinë

Presidenti Hashim Thaçi, ka lëshue nji deklaratë për media mbas ngjarjeve të sotme ku policia arrestoi gjashtë aktivistë të VV’s si të dyshuem për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Ai sulmin e 4 Gushtit e ka cilësue si terrorist dhe ka thanë se i mbështet organet e rendit që të ndjekin të gjithë ata që cenojnë në çfarëdo forme shtetin e Kosovës.

“Sulmi kundër institucionit ma të naltë politik në vend, Kuvendit të Republikës së Kosovës, ishte nji sulm terrorist dhe kjo formë e veprimit politik asht e papranueshme dhe e patolerueshme”, thuhet në deklaratën e presidentit Thaçi.

Simbas tij, dhuna politike nuk ka me pasë vend në shoqninë dhe Kosovën tonë të re, të cilën me shumë sakrificë e kemi ndërtue.

“I mbështes organet e rendit që të jenë të pakompromis në ndjekjen e të gjithë atyne që cenojnë në çfarëdo forme shtetin e Kosovës. Për punën e tyne ato meritojnë mirënjohje nga të gjithë na”, thuhet në deklaratën e presidentit.