Thaçi: Sulmi ndaj RTK, sulm ndaj fjalës, mendimit dhe medias së lirë

Presidenti Hashim Thaçi ka dënue sulmin e mbramshëm ndaj objektit të RTK’s.

Thaçi përmes nji statusi në Facebook ka shkrue se ky asht nji sulm kriminal ndaj radiotelevizonit publik, ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira.

Ai gjithashtu i ka ba thirrje përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyne të mos linçojnë mediet, por ta mbrojnë fjalën e lirë.

“Ftoj organet kompetente të shtetit që ta zbardhin këtë rast dhe të vnojnë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuem kriminal” ka shkrue Thaçi