Thaçi takohet me Karry, Hollande e Renzi

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaci ka shfrytezue rastin me u takue me lidera te njoftun botnore gjate ceremonise hapese te Lojnave Olimpike Rio 2016, transmeton Rrokum.TV.

Qe postimi i plote i Thacit ne Facebook:

Pas hapjes spektakolare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, në mesin e krerëve dhe personaliteteve të shquara shtetërore nga shumë vende pjesëmarrëse në Olimpiadë, pata kënaqësinë të takoj sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Edhe me këtë rast, i falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që vendet e tyre po vazhdojnë t’i japin konsolidimit të shtetit tonë, duke përfshirë edhe kontributin për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Ata e ndanë gëzimin për debutimin e republikës sonë të re në Lojërat Olimpike dhe i uruan sportistëve tanë fat në garat në vijim. Jemi të bekuar për miqtë që i kemi. HTH

FB_IMG_1470559834969

FB_IMG_1470559813611