Thaçi takoi Kryeministrin e Ishujve Solomon dhe atë të Sllovenisë (foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takue Kryeministrin e Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare, të cilin e ka falënderue për njohjen e Kosovës si shtet i pamvarun.

I shoqnuem nga Zavendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Thaçi u shpreh mirënjohës ndaj Ishujve Solomon për njohjen e Kosovës si shtet dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po e dhajnë për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi me këtë rast ftoi kryeministrin Sogavare për thellimin e bashkëpunimit reciprok në krejt fushat.

Thaçi po ashtu takoi edhe Kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar.

Gjatë këtij takimi Presidenti Thaçi, ka thanë se institucionet dhe qytetarët e Kosovës i janë falënderues dhe mirënjohës Sllovenisë për ndihmën e jashtëzakonshme në shtet-ndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sigurimin e nji të ardhme të sigurt në rrugën euro-atlantike.

Kreu i shtetit e falënderoi Kryeministrin Cerar për përkushtimin e tij dhe të qeverisë sllovene për ta mbështetun Kosovën në forcimin e pozitës së saj në arenën globale dhe për anëtarësimin e vendit në organizata të randësishme ndërkombëtare.

Në takim u diskutue edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

 

Shperndaje në: