Thaçi takoi Kryeministrin e Maltës, kjo asht ajo çka diskutuen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takue sot edhe me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, në kuadër të takimeve në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, në New York.

Thaçi, i shoqnuem nga Zavendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i shprehu falënderimin Kryeministrit Muscat për mbështetjen e vazhdueshme të Maltës dhanë procesit të konsolidimit të Kosovës.​

Ai tha se Kosova asht e përkushtueme ndaj objektivit kryesor të politikës së saj të jashtme – anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Muscat biseduen për tërheqjen e investimeve të hueja direkte, si pjesë e randësishme e vizionit dhe strategjisë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

U tha se Kosova dhe Malta duhet me organizue, në nji t’ardhme të afërt, nji forum të përbashkët ekonomik, i cili kishte me ofrue nji mundësi të mirë për komunitetin e biznisit për investime dhe për me nxit rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve.

Shperndaje në: