Thaçi takoi liderët e shteteve të cilët nuk e kanë njoft Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qendron në Jordani me ftesë të Mbretit të Mbretnisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, mori pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Botnor për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretnia e Jordanisë.

Në margjinat e këtij Forumi, Presidenti Thaçi ka zhvillue takime me shumë lider të shteteve të ndryshime të botës, me të cilët ka bisedue për promovimin dhe konsolidimin e matutjeshëm të Kosovës

Presidenti Thaçi ka takue Mbretin e Spanjës, Felipe VI, me të cilin ka diskutue për promovimin dhe konsolidimin ndërkombëtarë të Kosovës si dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në nji tjetër takim, Presidenti Thaçi ka zhvillue nji bashkëbisedim edhe me Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades.

Presidenti Thaçi ka theksue se shtetet e vogla duhet me bashkëpunue ma shumë, sidomos në shkëmbim të përvojave në fushën e zhvillimit ekonomik dhe fusha tjera.

Thaçi ka takue edhe Presidentin e Irakut, Muhammad Fuad Masum, me të cilin ka bisedue për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi në këto takime ka kërkue nga lideret e këtyne shteteve që sa ma parë me marrë vendimin e njohjen të pamvarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi ka zhvillue nji takim edhe me Presidentin e Republikës së Nigerit, Mahamadou Issoufou, me Presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas dhe me shumë lider dhe përfaqësues tjerë të shteteve, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botnor.