Thaçi takoi Mbretin e Mbretnisë Hashemite të Jordanisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi asht takue sot me Mbretin e Mbretnisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, me ftesë  të cilit po qendron në Jordani.

Presidenti Thaçi, ka falënderue Mbretin e Mbretnisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein , për njohjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Jordanisë për shtetin e Kosovës.

Tue folë për njohjet dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, Presidenti Thaçi vlerësoi naltë kontributin që ka dhanë Jordania në këtë drejtim.

“Jordania ka qenë prezente në Kosovë që nga përfundimi i luftës dhe ka ndihmue në ndërtimin dhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës” tha Presidenti Thaçi.

Ai ma tej tha se asht e randësishme me u thellue edhe më bashkëpunimi në mes  të dyja vendeve, sidomos në fushat të cilat janë në interes të dyanshëm.

“Vendet tona ndajnë interesa dhe prioritete të njajta për paqe të qëndrueshme, për zhvillim dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë”, tha Presidenti Thaçi.

Mbreti  i Mbretnisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, falënderoi presidentin Thaçi për vizitën e tij në Jordani, dhe se e vlerësoi si të domosdoshme në thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si në atë t’arsimit, kulturës dhe të sigurisë.

Gjatë ditës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë edhe në hapjen e Forumit Ekonomik Botnor për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretnia Hashemite e Jordanisë.

Në margjinat e këtij Forumi, Presidenti Thaçi ka zhvillue takime me shumë krenë të shteteve të ndryshime të botës, me të cilët ka bisedue  për promovimin dhe konsolidimin e matutjeshëm të Kosovës.